Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ky detaj qesharak i kushtoi Matthew McConaughey-t rolin e Dicaprios te “Titaniku”!

07/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Ky detaj qesharak i kushtoi Matthew McConaughey-t rolin e Dicaprios te “Titaniku”!

Një vendim i vogël, një humbje gjigante. Matthew McConaughey mund të kishte qenë fytyra ikonike e Jack Dawson në “Titanic”, por një detaj i vogël në audicion e bëri që roli t’i ikte nga duart – dhe t’i shkonte Leonardo DiCaprio-s.





Sipas librit “The Bigger Picture” nga producenti i ndjerë Jon Landau, McConaughey ishte një nga favoritët kryesorë për rolin. Madje, ai kishte audicionuar përkrah vetë Kate Winslet dhe e kishte mahnitur atë me prezencën e tij. “Matthew e bëri skenën me theksin teksanas,” kujton Landau.

Por regjisori James Cameron nuk ishte plotësisht i bindur dhe i kërkoi atij ta provonte ndryshe. Reagimi i McConaughey? “Jo. Ishte mjaft mirë. Faleminderit.” Landau thotë prerë: “Le të themi thjesht se ky ishte fundi i McConaughey-t.”


Në një rrëfim të mëvonshëm në podkastin *Literally!* me Rob Lowe, vetë aktori konfirmoi: “Shkova dhe lexova me Kate Winslet, dhe nuk ishte thjesht një audicion – ata e filmuan, kështu që ishte tashmë në fazën e testimit të ekranit.” Ai shtoi: “Kur u larguam, ishte një nga ato momente kur ata të ndjekin dhe thonë: ‘Shkoi shumë mirë’. Unë me të vërtetë besoja se do të ndodhte. Nuk ndodhi.”

Duke i dhënë fund një keqkuptimi që ka qarkulluar për vite, ai sqaroi: “E pyeta Cameron për këtë, sepse thashethemet që qarkullonin ishin se më ishte ofruar roli dhe unë e refuzova. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk më është ofruar kurrë roli.”

Edhe pse më pas fitoi Oscar dhe ngriti një karrierë të suksesshme në Hollywood, aktori nga Teksasi e pranon se nuk e ka kapërcyer plotësisht atë mundësi të humbur. Me mbi 1.5 miliardë dollarë të fituara dhe 11 çmime Oscar, “Titanic” mbetet një ndër sukseset më të mëdha të të gjitha kohërave – dhe një kujtim i hidhur për McConaughey.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Ka një arsye (jo dhe aq të fortë) pse Salsano mendon se do të eliminohej i pari nga BBV!

Ka një arsye (jo dhe aq të fortë) pse Salsano mendon se do të eliminohej i pari nga BBV!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera