Stilistja Bora Kokëdhima duket se është duke e shijuar mjaft statusin e saj të ri si e fejuar.Ajo ka postuar në Instagram një foto në të cilën shfaqet duke u përqafuar më të fejuarin e saj ditën e fejesës. “Do të jetë një jetë e lumtur, dashuri”,-shkruan Bora krahas fotos. Ajo u fejua në një ceremoni madhështore buzë detit së bashku me njerëzit e saj më të afërt.