Orët e paradites, dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin, më të theksuara vranësirat do të jenë në Veri – Verilindje të vendit duke rrezikuar shira të dobët.
Pasditja do të mbetet me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa zonat malore lindore do të kenë edhe kalime vranësirash të lehta. Në këto kushte, territori shqiptar mbetet deri mëngjesin tjetër.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do rriten ndjeshëm në mesditë kur pritet që Tirana, Elbasani, Kuçova, Fieri, Berati dhe Gjirokastra të shënojnë vlera deri ne 34 ºC.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim deri ne 2 ballë./noa.al