Kthjellime e temperatura të ulëta do të ketë pjesa më e madhe e vendit përjashtuar orët e paradotes kur në Jug dhe zonat Lindore do të ketë mjegull dhe vranësira kalimtare. Sipas Meteoalb, pasditja dhe orët vijuese deri mëngjesin e së premtes, mbeten nën pushtetin e motit kryesisht të kthjellët por të ftohtë. Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjell sjell mesdita kur maksimumi në rang vendi ngjitet në 11 – 12°C.