• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë zonat Qendrore dhe Jugore ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë në Veri dhe zonat Lindore.

Gjatë pasdites vranësirat shtohen në gjithë territorin duke sjellë shira të dobët në ekstremet Veri- Jug dhe reshje të pakta dëborë në zona të izoluara në Veri- Verilindje ndërsa pjesa më e madhe e Shqipërisë mbetet e rrezikuar nga reshje të përkohshme shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjatë orëve të para të ditës por një rënie të lehtë sjell mesdita në gjithë territorin.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 1- 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dhe pjesërisht zonat Qendrore të Europës paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Ndërsa reshje të dendura dëbore do të ketë në rajonin e Baltikut dhe Europën VeriLindore.

Moti i kthjellët mbetet dominant në pjesën më të madhe të Europës Jugore si edhe në zonat Lindore të kontinentit Europian./noa.al