Ju mund të jeni një mama në pritje të ëmbël ose thjesht po planifikoni ditën kur do të bëheni me fëmijë. Sigurisht që keni nisur të imagjinoni se si mund të jeni si mama, cilat do të jenë pikët e forta dhe pikat e dobëta. Këto pyetje do të marrin përgjigje vetëm në momentin që do ta përjetoni ndjesinë e mrekullueshme të të qenit nënë, por disa tregues mund t’i kuptoni edhe nga shenja juaj e horoskopit. Bazuar në të, do të shikoni disa nga karakteristikat që do të keni si mama.
1.Dashi-Pikat e forta: Me vetëbesim, e kujdesshme, karakter i fortë dhe e patrembur. Pikat e dobëta: Jeni më konkurruese seç duhet, nervozoheni, jeni obsesive. Stili i prindërimit: Një mama luftarake! Do të keni pak vështirësi sa të mësoheni që duhet të doni dikë përveç vetes dhe të kujdeseni për të maksimalisht duke qenë se ju jeni shumë të përqendruar te vetja.
2.Demi-Pikat e forta: Jeni e stabilizuar, e shkathët, keni shije mjaft të mirë dhe punoni fort. Pikat e dobëta: Jeni paksa materialiste, ndonjëherë ju ndryshon humori shumë shpejt dhe lodheni. Stili i prindërimit: Mama e gjithanshme! Keni biznesin përpara syve dhe festat prapa krahëve, çka do të thotë se jeni e zonja t’i bëni të gjitha. Ju keni talent të lindur për të menaxhuar siç duhet, ndaj edhe prindërimi nuk do të jetë i vështirë për ju, për aq kohë sa do mundoheni të mos ndikoni mbi fëmijët tuaj me ndryshimin e humorit, që është diçka që ju ndodh vazhdimisht.
3.Binjakët–Pikat e forta: Shpirt rinor, kurioze, mendjehapur, origjinale, kreative. Pikat e dobëta: Nuk dini mirë të vendosni kufijtë, jeni të paduruara, flisni më tepër sesa dëgjoni. Stili i prindërimit: Mama me një personalitet kompleks! Ndonjëherë do të jeni kontradiktore, por e sigurt është që nuk do të jeni kurrë e mërzitshme.
4.Gaforrja- Pikat e forta: E dashur, emotive, e zgjuar, e aftë për të organizuar. Pikat e dobëta: Besoni verbërisht, jeni ose shumë të qetë ose shumë të acaruar, demoralizoheni shpejt. Stili i prindërimit: Një mama e devotshme! Ju do të jeni idhulli i fëmijëve tuaj pasi dini të kujdeseni për ta më mirë se kushdo tjetër. Ju jeni tejet emocionale dhe do e gjeni veten duke lotuar sa herë fëmijët tuaj bëjnë diçka.
5.Luani-Pikat e forta: Jeni lojtare e mirë, dini të drejtoni, keni besim në vete. Pikat e dobëta: Mendoni shumë për veten, jeni dramatike, shpërndani energjinë edhe aty ku nuk duhet. Stili i prindërimit: Mama filmash! Ju do ta kaloni këtë eksperiencë prindërimi njësoj sikur të ishit përpara kamerës dhe jeni duke xhiruar një film. Ndonjëherë do ta ekzagjeroni dhe herë të tjera do t’ju duket se është më e vështirë nga sa duket, por në fund do t’ia dilni të jeni një mama e përkushtuar.
6.Virgjëresha-Pikat e forta: Organizatore e mirë, perfeksioniste, intelektuale. Pikat e dobëta: Keni tendencën të jeni gjykuese, shqetësoheni shpejt, analizoni më shumë seç duhet. Stili i prindërimit: Mamaja perfekte! Ju jeni më se e përkushtuar dhe arrini të menaxhoni jetën e fëmijës tuaj me detaje. Ndonjëherë kjo do të kthehet në problem sepse do të shqetësoheni edhe për gjërat më të vogla, por në fund të ditës gjithçka do të duket mjaft mirë dhe do të jeni e kënaqur.
7.Peshorja-Pikat e forta: E qetë, me shije të mirë, shumë e drejtë. Pikat e dobëta: Jeni disa herë e lëkundur dhe keni dëshirë të kujdeseni vetëm për veten. Stili i prindërimit: Kampione balancash! Thënë këtë, fëmija juaj do t’ju konsiderojë edhe mikeshë, edhe mama. Vështirësia qëndron në faktin se ku ndahen këto dy statuse, megjithatë natyra juaj do të bëjë që ta menaxhoni siç duhet.
8.Akrepi-Pikat e forta: Jeni të forta, keni intuitë dhe forcë në vetvete. Pikat e dobëta: Jeni kontrolluese, shpesh vuani nga paranoja, keni luhatje emocionale dhe shpesh ndjeni faj edhe kur nuk keni diçka ju në dorë. Stili i prindërimit: Ju jeni mamaja magnetike! Do të jeni shumë e fiksuar te fëmijët tuaj, aq sa do përpiqeni të hyni edhe te sekretet më të thella të tyre. Megjithatë, jeni një karakter frymëzues ndaj do t’i falni fëmijëve tuaj, por do të dini të jeni edhe surprizuese për ta.
9.Shigjetari- Pikat e forta: E ndjeshme, dini të jepni këshilla, jeni e devotshme dhe e kujdesshme. Pikat e dobëta: Keni tendencën për të qenë më kontrolluese seç duhet, keni luhatje humori, ndjeni frikë dhe jeni xheloze si natyrë. Stili i prindërimit: Mama superiore! Nëse familja do të ishte matriarkale, mamaja Shigjetar do të ishte mamaja më e mirë. Duket se prindërimi qëndron në ADN-në e Shigjetarit, sepse është edhe autoritare por edhe e kujdesshme. Ju do të dini të këshilloni jo vetëm nëpërmjet fjalëve, por edhe shembullit tuaj personal.
10.Bricjapi-Pikat e forta: Planifikuese e mirë, me vlera tradicionale, e qetë, e mençur. Pikat e dobëta: Keni ankth dhe shqetësoheni shumë, jeni shpesh pesimiste, dyshoni tek aftësitë tuaja dhe demoralizoheni tepër kur dështoni. Stili i prindërimit: Një mama që i ngjan “babait”. Ju do të keni thuajse të njëjtin rol me babin në familje, sepse kështu jeni ndërtuar. Nëse bashkëshorti juaj nuk do të jetë në shtëpi ju nuk do ta keni aspak problem për ta menaxhuar situatën, sepse jeni mjaftueshëm e aftë dhe e matur për t’i përballuar të dyja rolet.
11.Ujori-Pikat e forta: Shpirt rinor, mendjehapur, e drejtë, e qetë. Pikat e dobëta: Ndryshime humori, tendencë për të qenë pesimiste, individualiste. Stili i prindërimit: Një mama tip! Ju do të jeni një mama ku fëmija juaj do të gjejë çdo personazh. Do të jeni për të shoqe, komshie, personazh vizatimor, artistja e preferuar… gjithçka! Ju mund të merrni formë dhe trajtë shumë shpejt dhe e keni të lehtë të përshtateni. Thënë këtë ju do të dini të menaxhoni shumë mirë situatën, mjafton të mos jeni shumë e fiksuar dhe të mos e ktheni shqetësimin në ankth sepse jeni e mbyllur në vetvete dhe kjo ju dëmton.
12.Peshqit-Pikat e forta: Keni imagjinatë të mirë, jeni kreative dhe aftësi të mira për t’u kujdesur. Pikat e dobëta: Manipuloheni lehtësisht, ndiheni në faj, e shpërqendruar. Stili i prindërimit: Mama mbretëreshë! Ju e adhuroni familjen dhe dëshironi ta keni atë sa më të shëndetshme e të ndërtuar me parime të forta. Ju dini ta mbani familjen të tillë, sepse jeni edhe shumë kreative në atë çka bëni. Kujdesi juaj ndaj fëmijëve do të jetë i pazakontë. Duhet thjesht të mos i besoni verbërisht fëmijët, sepse shpesh ata janë manipulues të vegjël.