Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt! 23/12/2025
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin! 23/12/2025
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ky është viti i Çiljetës… Ja përse

03/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ky është viti i Çiljetës… Ja përse

Ajo e ka pasur gjithmonë vëmendjen me vete, edhe gjatë periudhës që vendosi të bëjë pushim për shkak të mëmësisë… Sepse kështu është gatuar Çiljeta, e ndoshta kështu jemi gatuar edhe ne, që nuk rrimë dot pa marrë vesh çfarë bën ajo. E ka tashmë vetinë të na bëjë kuriozë për çdo gjë. Mjafton një status, a foto dhe të gjitha mediat shkruajnë për të. Siç kanë shkruar gjatë javëve të fundit për gjoksin e ri, për flokët brunë, për telat në dhëmbë, apo për një histori të mundshme dashurie me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxhën. Asnjëri nga të dy nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë deri tani, por nëse zërat do të pohohen nga çifti, do të ishte shumë mirë sepse do të bënin një nga kopjet më të bukura të showbiz-it. Po le ta heqim për një moment vëmendjen nga look-u dhe jeta private e të flasim për Çiljetën këngëtare.





13582488_10206742475303804_1070156711_o

Prej një viti i është kthyer skenës. Plot katër klipe, të gjithë shumë të komentuar. I pari në bashkëpunim me Noizy-n. “Gangsta Love” ishte një minifilm, klipi i parë i këtij lloji në Shqipëri. Klipi i dytë ishte ai në bashkëpunim me Lil Kolin dhe Fifin – “Big Booty”, i cili u pasua nga tjetër klip e këngë shumë e pëlqyer siç ishte “Aventura” në bashkëpunim me Armend Ademin. Me të katërtin, të publikuar mbrëmë në darkë kthehet edhe një herë brenda familjes “OTR”, duke shënuar bashkëpunimin e dytë me atë që Çili e quan vëlla, liderin e këtij labeli Noizy-n. “Më shumë se dollar”, është komentuar nga të gjithë si hiti i kësaj vere. Për ata që nuk e dinë, kënga u bë hit që me publikimin pirat të variantit demo, i cili u shpërnda me shpejtësi marramendëse në çdo i-phone. Por Çili nuk do të ndalet me kaq. Vetëm pas një jave pritet që të publikojë një tjetër klip në bashkëpunim me Altin Sulkun dhe pas tij ka edhe një projekt solo.


13569959_10206742475223802_1681178053_o

E ka ndarë mendjen që ky do të jetë viti i saj dhe e ka gjithçka në favor të vetes, përfshirë këtu edhe horoskopin. Siç e shohim në klipin e fundit (të xhiruar përpara se të bënte operacion gjoksin) Çiljeta tashmë 31 vjeçe është në super formë, e gatshme për të konkurruar çdo këngëtare të gjeneratës së re me dukjen dhe fizikun, që e bëjnë edhe sot një ikonë të bukurisë. Këngët e publikuara përgjatë këtij viti janë të gjitha hite dhe dëshira e saj për të punuar sa vjen e shtohet. Ndaj e vetmja gjë që na mbetet, është të ulemi e të shohim suksesin e saj, sepse Çiljeta është kthyer për të marrë fronin e mbretëreshës së showbiz-it, në të cilin ka qëndruar ulur për shumë vite…

Tags: ciljeta xhilaga
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!
Breaking News

“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!

23/12/2025
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV
Breaking News

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV

22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë
Breaking News

Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë

22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”
Breaking News

Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”

22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 
Breaking News

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 

22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
Next Post
Kylie Jenner publikon foton nudo të Anxhelina Hadërgjonaj

Kylie Jenner publikon foton nudo të Anxhelina Hadërgjonaj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera