Një studim i ri i publikuar në American Journal of Epidemiology ka dalë në përfundimin se të shikuarit televizor mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin seksual dhe riprodhues të meshkujve.
Shkencëtarët morën nën mbikqyrje më shumë se 1.200 meshkuj të rinj e të shëndetshëm dhe pas disa muajve, hulumtuesit dolën në përfundimin se sa më shumë orë të kalojë një mashkull përpara televizor, aq më pak spermë prodhon.
Nëse një mashkull kalon më shumë se 5 orë në ditë përpara ekranit të televizor është tejet i riskuar. Analizat e këtyre meshkujve treguan se kishin nivele të ulëta të testosteronit. Çuditërisht, koha e kaluar përpara kompjuterit nuk ka të njëjtin ndikim negative.