Krishtlindjet e këtij viti e kanë gjetur Olta Bokën më bukur se çdo vit tjetër. Këngëtarja u bë nënë për herë të parë me vogëlushen Gaia, e cila i ka sjellë shumë gëzim jetës së Oltës.
“Zoti zgjodhi pikërisht këtë vit, të vështirë dhe për të gjithë ne, të ma lehtësonte dhe të më zbukuronte të gjithë jetën. Krishtlindje të bardha ju urojmë unë dhe Gaia”, ka shkruar Olta krah fotos me të bijën në krahë, e cila mbetet dhurata më e bukur e këtij viti jo pak të vështirë për të dhe të gjithë./revistawho.com








