Kylie është një nga vajzat më të suksesshme, një personalitet televiziv, modele dhe pronare e kompanisë së saj së kozmetikës.
Ajo dallohet gjithmonë për dhuratat e kushtueshme që bën dhe këtë e vumë re kur i dhuroi mamasë një makinë ‘Ferrari’ që kushtonte 250,000$.
Por kësaj here Kylie ka vendosur ti bëjë një dhuratë vetes së saj. Ajo ka blerë një makinë ‘Rolls-Royce’, çmimi i të cilës vijon nga 450.000$ në 600.000$. Kjo nuk është e gjitha. Kylie ka zgjedhur dhe ta personalizojë makinën në ngjyrë blu të lehtë. Sapo hap derën e makinës, dallon emrin e saj së bashku me logon e firmës ‘Rolls-Royce’. Bukuroshja duket shumë e lumtur me blerjet e fundit dhe ndaj i quan makinat “my babies”.
Nuk duhet të harrojmë se Kylie u bë një personazh publik që prej programit ‘Keeping up with Kardashians’.