Pak ditë më parë, në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Kylie Jenner kishte hequr dorë nga silikoni në buzë, për t’ja lënë vendin natyralitetit. Prej asaj dita ajo shfaqet krenare me ndryshimin e saj, duke mos u munduar ta mbulojë aspak. Edhe këtë të dielë ajo është fotografuar në Paris më e thjeshtë se kurrë dhe duke ekspozuar transformimin në fytyrën e saj. Kylie ndodhet aty për të mbështetur partnerin e saj, Travis Scott, në koncertin e radhës. Më herët, në 2015 Kylie pranoi se kishte ndërhyrë në fytyrën e saj, pasi kishte kompleks buzët e holla. Por tashmë ajo ka fituar siguri në vetvete, duke dhënë kështu një mesazh të vlefshëm për të gjithë vajzat që e ndjekin.