Kylie Jenner ditën e sotme ka hapur dyqanin e saj të kozmetikës në Calabasas, Kaliforni. Dyqani është i kompletuar vetëm me kozmetikën e Kylie-t, fotot e saj, video të saj sensuale me Tyga-n gjatë një seti fotografik, madje edhe të brendshme me emrin e saj. Ajo çfarë bie në sy është “mbretëria” që ka krijuar Kylie me buzëkuqet. Një mur i dyqanit është i dedikuar komplet buzëkuqeve të 24 nuancave nga “Kylie Cosmetics”. Fansat janë ‘çmendur’ nga ideja e Kylie-t për të hapur dyqan pasi në këtë mënyrë kanë gjetur rastin të bëjnë foto me të.