Emri i djalit të Kylie Jenner dhe Travis Scott më në fund është ndryshuar ligjërisht. Kylie lindi fëmijën e dytë me reperin amerikan në shkurt të vitit të kaluar dhe fillimisht i vuri emrin e çuditshëm Wolf.
Sipas dokumenteve të reja, që nga 22 qershori, fëmijës më të vogël të reperit dhe biznesmenes iu dha ligjërisht emri Aire.
Vitin e kaluar, përmes një story në Instagram, Kylie u shpreh se ajo dhe Travis nuk mendonin se emri Wolf i përshtatej personalitetit të djalit të tyre.
Në janar të këtij viti, Kylie raportoi se foshnja e saj u quajt Aire, që do të thotë Luani i Zotit, sipas Daily Mail.








