Përpara dy ditësh 20-vjeçarja Kylie Jenner solli në jetë fëmijën e saj të parë. Këtë gjë ajo e bëri të ditur me anë të një video dhe një postimi që tregonin momentet më të bukura të shtatzënisë, të cilat ajo i kishte mbajtur shumë private. Pas lindjes në rrjet kudo filluan spekulimet për emrin e veçantë që Kylie mund të zgjidhte për vajzën e saj. Por Kylie ka vendosur t’i shuajë të gjithë këto zëra. Në profilin e saj të ‘Instagram’-it Kylie ka postuar një foto shumë të ëmbël, ku duket dora e vogël e vajzës që shtrëngon fort gishtin e mami Kylie. Gjithashtu këtë foto ajo e shoqëroi me një emër: “Stormi”, dhe me shumë siguri ky do të jetë edhe emri i vajzës. /revistawho.com