• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kylie Minogue: Nuk martohem derisa të legalizohen edhe ato homoseksuale

I fejuari britanik i Kylie Minogue ka deklaruar se çifti nuk ka ndërmend të martohet për sa kohë në Australi nuk lejohen akoma martesat e të njëjtës gjini.

Këngëtarja australiane dhe aktori Joshua Sasse u fejuan më herët gjatë këtij viti.

Qeveria australiane kanë propozuar mbajtjen e një referendumi lidhur me legalizimin e martesave homoseksuale, referendum i cili do të mbahet në shkurt të vitit 2017. Deri atëhere ta harrojmë Kylie Minogue të veshur me fustanin e nusërisë.

Çifti dëshiron të bëjë ceremoninë e martesës në Melburn, por po e shtyjnë atë derisa të implementohet ligji.