Ilir Vrenozit i ka dhënë fund rrugëtimit të tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke befasuar publikun me vendimin për t’u larguar përpara finales. Menjëherë pas daljes, ai u shfaq në studion e “Shqipëria Live”, ku foli hapur për gjendjen e tij dhe arsyet që e shtynë të ndërpresë garën.
Sipas Vrenozit, largimi nuk ishte një vendim i lehtë, por erdhi si pasojë e problemeve shëndetësore që nuk i lejonin më të vazhdonte lojën. Ai pranoi se, edhe pse e kishte menduar gjatë, do ta ndjejë mungesën e eksperiencës dhe se pendesa është e pashmangshme.
Ish-banori theksoi gjithashtu marrëdhënien e ngushtë që kishte krijuar me pjesëmarrësit e tjerë në shtëpi, duke zbuluar se reagimi i tyre në momentin e largimit ishte emocional dhe i sinqertë.
“Jam i lodhur. Kam probleme nga pesha… nuk e mbaj mend njëherë çfarë dite është. Ora sa është? Më në fund e di sa është ora. Nuk jam ndjerë mirë, sepse kam dhe këmbët të enjtura, me dhimbje. Nuk e përballoja dot më, më rëndoi akuariumi. Kisha hallin e shëndetit. Banorët qanë të gjithë sepse më kanë dashur. Stenaldo po qante më shumë se unë. Më kanë dashur të gjithë. Por do e vuaj largimin”








