Prezantuesi Labinot Gashi dhe kolegia e tij Blerona Zeqiri kanë bërë një denoncim se janë kërcënuar të dy me jetë nga një person që është i dashuruar me Bleronën. Ai ka kërkuar një takim me Bleronën, por kjo e fundit e ka refuzuar. Kështu ai ka tentuar një takim të ndërmjetësuar nga Labinoti, por as ky nuk ka pranuar. Më pas i ka kërcënuar të dy me anë të disa telefonatave.