Lady Gaga ndjen akoma për ish të fejuarin Taylor Kinney. Këngëtarja 30 vjeçare e cila u nda nga lidhja prej 5 vitesh me të fejuarin thuhet se është akoma e dashuruar me të. Burimet thonë që Lady Gaga dëshiron të kthehet me aktorin. Çifti u nda në korrik sepse Lady Gaga filloi ta kontrollonte çdo moment Taylor-in teksa ai ishte duke xhiruar serialin “Chicago Fire”. Ajo madje u bë mike me stafin e serialit në mënyrë që të spiunonte ish të fejuarin. Por Taylor u mërzit nga kjo gjë dhe xhelozia e tepruar e Lady Gaga-s dhe çifti u nda. Këngëtarja ka shprehur se është gati të heqë dorë nga kontrolli i tepruar dhe t’i japë lidhjes së tyre një tjetër mundësi.
Lady Gaga dhe ish i fejuari i saj Taylor Kinney