Ndonëse ka linjën e saj të kozmetikës, të quajtur ‘Haus Laboratories’, kjo nuk do të thotë se këngëtarja e njohur, Lady Gaga duhet të shfaqet me “makeup’’ çdo ditë.
Lady ka ndarë së fundmi një ‘selfie’ me ndjekësit e saj ku është shfaqur mjaft natyrale, e veshur me një bluzë ngjyrë rozë dhe syzet e diellit dhe pa asnjë “makeup”në fytyrën e saj.
https://www.instagram.com/p/CEKtWvVMgOZ/
“Ju dërgoj dashuri, më mungoni dhe mezi po pres të performoj për ju”, ka shkruar Gaga në postimin e fundit, ku nuk kanë munguar komentet e ndryshme nga fansat e saj, të cilët kanë vënë në dukje faktin se këngëtarja është shfaqur mjaft natyrale.
Kujtojmë se kjo nuk është fotoja e parë që Lady shfaqet pa asnjë “makeup” në fytyrën e saj. Edhe disa ditë më parë ajo ndau të njëjtën pozë, duke dërguar mesazhe të rëndësishme plot dashuri tek fansat e saj.
https://www.instagram.com/p/CBjyWRpFOiP/?utm_source=ig_embed
Më parë Gaga ka dalluar për ekstravagancën e saj, e cila bëri që të gjithë të kthejnë sytë nga ajo. Megjithatë kaq vite pas, duket se këngëtarja ka zgjedhur të vijë ndryshe dhe më pranë origjinalitetit./revistawho.com







