Edhe pse vetë Lady Gaga ka guxuar shpesh me pozimet nga më ekstravagantet, ashtu siç ka ardhur këtë herë nuk mund ta kishim imagjinuar.Vetëm para pak ditësh ajo u vu në qendër të vëmendjes për shkak të pozës artistike në koprtinën e revistës “V”, por me pozën e fundit ajo ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Lady Gaga shihet nudo së bashku me të fejuarin, Taylor Kinney, të ulur në krevat pranë njëri-tjetrit teksa shkrepin selfien.Këngëtarja 29-vjeçe ka vendosur krahët e saj rreth Taylor, i cili shihet teksa bën foton përballë një pasqyre.
Edhe pse duket se fotoja është bërë nga Taylor, në fakt ajo mund të jetë pjesë e setit fotografik të Steven Klein.