Jeta personale e ikonës së muzikës pop, Lady Gagas është e përmbushur falë lidhjes së gjatë të dashurisë me Michael Polansky dhe tre bulldogëve të saj francezë.
“Qentë e mi dhe njeriu që unë dua janë e gjithë jeta ime”, ka thënë ylli i filmit “House of Gucci”, teksa u shfaq në kopertinën e “The Hollywood Reporter”.
Lady Gaga dhe Michael Polansky nxitën për herë të parë thashethemet për romancë në dhjetor të vitit 2019 dhe që atëherë kanë vazhduar ta mbajnë gjallë lidhjen e tyre.
Gjithçka mes tyre filloi pasi dyshja u pa duke kaluar së bashku natën e “Vitit të Ri 2020”, në Las Vegas./revistawho.com








