Një lajm i trishtë na vjen nga këngëtarja e njohur Teuta Selimi. Ajo ka bërë të ditur se babai i saj është ndarë nga jeta.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë se sot ndërroj jetë babai ynë Hamit Selimi. Varrimi bëhet sot në ora 13:30 në varrezat e Prishtinës (Dragodan) U prehsh në paqe babai im”, ka shkruar ajo në “Instagram”.








