Çdo ditë e më shumë po rritet bilanci i aksidenteve automobilistike në Shëipëri e veçanërisht në kryeqytet. I fundit është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e quajtur ish-Farmacia 10. Nga raportimet e para për “Opinion.al” mësohet se nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm dëme materiale. Siç shihet edhe nga fotot e sigurara nga kjo agjenci lajmesh, policia ka mbërritur në vendngjarje teksa po zbardhet edhe dinamika e aksidentit.