Artistja Hajrie Rondo është shuar ditën e sotme, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Aktore e shumë roleve të rëndësishme ndër vite në kinematografinë shqiptare, ajo u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Kur u duk se e fitoi betejën me sëmundjen, për fat të keq iu rikthye sërish. Rondo do të mbahet mend gjatë si ikonë e filmit shqiptar, ndërsa rolet e saj mbeten të paharrueshme. Ngushëllime familjarëve e miqve nga redaksia jonë./ revistawho.com