Një avion i një linje ajrore ndërkombëtare në Pakistan që kishte pothuajse 47 persona në bord raportohet të jetë rrëzuar në Veri të vendit kete te merkurë, teksa ishte rrugës nga Chitral për në Islamabad. Agjencia e lajmeve e Pakistanit “Dunya News” raporton se avioni PK 661 u rrëzua në fshatin Bodlain në krahinën e Havelianit. Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë një aksident ajror në një zonë kodrinore në afërsi të Havelianit, pranë fabrikës Urdhëresa. Në vendngjarje thane ata mund të shihet tymi nga zona ku avioni është rrëzuar. Në një deklaratë nga linja ajrore ANP, thuhet se “qendra e tyre e përgjigjeve emergjente është aktivizuar” dhe “të gjitha burimet janë duke u mobilizuar” ne lidhje me menaxhimin e situates. “Fluturimi PK661 humbi kontaktet me kullën e kontrollit teksa ishte nisur nga Chitral për në Islamabad vetëm pak më parë”, tha në një deklaratë kompania e linjës ajrore. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, teksa paraprakisht thuhet se avioni kishte humbur kontaktin me kullën kontrollit. Një zyrtar i policisë rajonale, Laiq Shah tha për “Reuters” se avioni ra pranë Hevalian, 70 km larg nga Islamabadi, shkruan “Panorama”. Avioni mbante “rreth 40 persona”, tha kompania ajrore në një deklaratë, por autoriteti i aviacionit civil tha se 47 persona ishin në bord. Nuk është e qartë ende nëse ka viktima. Avioni ishte ngritur nga Chitral rreth orës 3:00 PM por komunikimi me kullën e kontrollit ishte ndërprerë rreth orës 4:30 PM, pak para se të arrinte në destinacion. Një personalitet i njohur në mesin e pasagjerëve Sipas listës së udhëtarëve të lëshuar nga kompania e linjes ajrore, ANP, një personalitet i njohur pakistanez me emrin Junaid Jamshed dhe gruaja e tij ishin gjithashtu në avionin e rrezuar. Jamshed, një ishmuzikant i kthyer në predikues fetar, ishte në Chitral dhe emri i tij ishte në mesin e listës së pasagjerëve që ndodheshin në bordin e fluturimit. Sipas listës, Jamshed ishte në vendin 27C.
https://www.youtube.com/watch?v=uhqqsVjXNdM