Ejlyl dërgohet në gjendje të rëndë në spital. Kader ndihet fajtore që nuk arriti në kohë ta shpëtonte Ejlylin. Kemal strehohet në një shtëpi në pyll. Doktori jep lajmin e keq për Ejlylin dhe i thotë Ferides e vajzave se duhet të bëhen gati për më të keqen. Gynej i detyruar nga gjendja e vështirë ekonomike shkon të kërkojë ndihmë tek nëna e tij. Selin nuk pranon t’i japë asnjë qindarkë. Gynej vjedh ushqimet e shtëpisë ndërsa Selin e kërcënon se do thërrasë policinë. Feride dhe vajzat e kalojnë natën në spital në pritje të një përgjigje për Ejlylin. Dikush vjedh natën shtëpinë e Selinit. Për këtë akuzohet Gynej. Ky i fundit nuk e pranon ta ketë bërë diçka të tillë. Gynej arrestohet. Gjendja e Ejlylit përkeqësohet. Policia zbulon se Gynej nuk është fajtor për vjedhjen e shtëpisë së Selinit. Doktori jep lajmin e hidhur se Ejlyl është ndarë nga jeta./revistawho.com