Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lajmi për “Euronews Albania” bën xhiron e botës

20/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lajmi për “Euronews Albania” bën xhiron e botës

Lajmi se gjigandi mediatik “Euronews” dhe grupi “IN Media” nënshkruan partneritetin e tyre për të lançuar “Euronews Albania”, televizionin dhe platformën dixhitale mediatike, ka bërë tashmë edhe xhiron e botës.





Duke qenë se është franchise-i i parë i “Euronews”, lajmi ka bërë jehonë në disa media të rëndësishme ndërkombëtare si “Le Figaro”, “France 24”, CBNews”, “L’Express”, “Liberation”, “Capital”, “Le Croix” etj.

E përditshmja franceze “Le Figaro” ka cituar presidentin e “IN Media”-s, zotin Theodhori Cami, i cili është shprehur se: “Produkti mediatik në ‘Euronews Albania’ do të jetë i standardeve më të larta në rajon”.


Mediat e huaja theksojnë se gjigandi “Euronews”, si një patentë e sprovuar e garancisë së cilësisë së lajmit, do të ndihmojë me ekspertizën e tij që dega e sapohapur në Tiranë të prodhojë lajme të nivelit ndërkombëtar. Ndërkohë që, sipas kontratës, “Euronews” do të ketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal të degës në Shqipëri, në të gjitha platformat e saj.

Gjigandi tjetër mediatik europian, “CBNews” citon Michael Peters-in, Drejtorin Ekzekutiv të “Euronews”-it, i cili tha se kompania e tij mediatike krijon për herë të parë një franchise. Në media të tjera ndërkombëtare, fjala e zotit Peters ka qenë më e plotë: “Ky bashkëpunim është dëshmi e forcës sonë, e cila ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e disa ndryshimeve të rëndësishme që kemi bërë vitet e fundit”, është shprehur ai. “Vazhdojmë të rritemi si media “glokale” (një term i përfituar nga bashkimi i fjalëve globale me lokale), duke qenë ndërkombëtarë në qasje e duke u qëndruar pranë audiencave lokale. Marrëveshje të tilla kontribuojnë drejt synimit tonë të palëkundur strategjik për ta bërë “Euronews”-in median numër një globale, jo vetëm në Europë, por edhe në botë”.

Siç citon media e njohur franceze, “France 24”, “Euronews Albania” pritet të nisë transmetimet në muajt e parë të vitit 2019, me profesionistët më të mirë vendas. Me këtë krijim të ri, lajmet do të ofrohen në mënyrë më të drejtpeshuar dhe më të larmishme se të gjithë transmetuesit e tjerë rivalë në Ballkan.

Tags: euronews albaniamediat nderkombetare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…
Breaking News

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…

04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit
Breaking News

“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit

04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?
Breaking News

Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?

04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!
Breaking News

Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!

04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Next Post
Adelina Tahiri zhvendoset në një tjetër shtet për të jetuar me familjen

Adelina Tahiri zhvendoset në një tjetër shtet për të jetuar me familjen








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera