Këngëtari Blero Muharremi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, i cili ka shkaktuar reagime dhe konfuzion.
Ai publikoi një fotografi ku shihej një njoftim sikur futbollisti i ri Lamine Yamal e kishte ndjekur në Instagram. Ky detaj u besua menjëherë nga disa fansa, duke nxitur diskutime dhe komente të shumta online.
Megjithatë, Blero e shoqëroi postimin me mbishkrimin “Për pak..” dhe një emoji duke qeshur, duke lënë të kuptohet se situata nuk ishte ashtu siç dukej fillimisht.
Më pas u bë e qartë se llogaria që kishte bërë “follow” nuk ishte profili zyrtar i talentit të FC Barcelona, por një faqe fansash që përdorte emrin e tij. Në këtë mënyrë, i gjithë postimi u kuptua si një shaka nga ana e këngëtarit, i cili për pak arriti t’i “ngatërrojë” ndjekësit e tij.








