Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin! 10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian! 10/03/2026
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lamtumirë blerje online. Hyjnë në fuqi taksat e reja për blerjet nga interneti

04/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lamtumirë blerje online. Hyjnë në fuqi taksat e reja për blerjet nga interneti

Nga sot për çdo blerje përmes internetit qytetarët do të paguajnë në shtet një taksë nga 20 deri në 35 për qind të vlerës së mallit. Vendimi i shumëdebatuar i qeverisë, i cili ul kufirin e taksimit të blerjeve online në 22 euro është botuar zyrtarisht në fletoren zyrtare, çka nënkupton hyrjen automatikisht në fuqi.





Vendimi klasifikon si mallra me vlerë të papërfillshme, dhe që rrjedhimisht nuk i nënshtrohen taksimit mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro. Ndërsa për dhurata që vijnë nga jashtë vendimi përcakton si kufi të përjashtuar taksimi vlerën 45 euro.

Deri më sot, kufiri i taksueshëm për blerjet nga interneti ka qenë vlera 143 euro. Pra çdo blerje, vlera e të cilave ishte deri në këtë limit nuk taksohej. Me uljen e kufirit me gati 7 herë qeveria praktikisht takson çdo blerje nga jashtë përmes internetit, pasi nën këtë vlerë nuk mund të blesh dot as një artikull individual.


Blerjet nga interneti u shndërruan në një instrument mjaft të preferuar për konsumatorët shqiptarë, veçanërisht gjatë viteve të fundit për shkak të mundësive më të mëdha të zgjedhjeve që ofron tregu ndërkombëtar, por edhe çmimeve konkurruese. Në shumë raste të njëjtët artikuj në tregun shqiptar mund t’i gjesh me çmime disa herë më të parat nga ato që tregtohen në tregjet e huaja.

Qeveria pretendon se përmes kësaj mase e ul kufirin e taksueshëm në të njëjtin nivel si Bashkimi Europian. Por duhet theksuar se kjo masë në Bashkimin Europian zbatohet vetëm kur malli blihen nga vendet ekstrakomunitare. Ndërsa blerjet brenda vendeve të BE janë të përjashtuara.

Ulja e kufirit të taksueshëm pritet të dekurajojë ndjeshëm blerjet online, jo vetëm sepse rrit kostot e tyre, por edhe sepse rëndon procedurat burokratike. Për çdo blerje nga jashtë me vlerë mbi 22 euro, që duhet të zhdoganohet për konsumatorin fillon një kalvar i gjatë procedurash burokratike nga plotësimi i deklaratës doganore dhe deri tek pagesa në bankë. vetëm pasi të ketë përfunduar këto procedura qytetarët mund të tërhiqni mallin nga posta./opinion.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

Selin dhe Miri përplasen publikisht për akuzat mbi ndjenjat për njëri-tjetrin!

10/03/2026
Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!
Breaking News

Chiara Ferragni nuk është më beqare, shfaqet me partnerin e ri kolumbian!

10/03/2026
Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Next Post
Foto/ Jessica Alba seksi në filmin e ri

Foto/ Jessica Alba seksi në filmin e ri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera