Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5! 15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lamtumirë Lotari Amerikane ?! Propozimi i senatorëve që penalizon shqiptarët

09/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lamtumirë Lotari Amerikane ?! Propozimi i senatorëve që penalizon shqiptarët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të ndryshojnë politikën e tyre emigratore përfshi këtu edhe Lotarinë Amerikane. Propozimi zyrtar i dy senatorëve amerikanë duket se do të lërë në baltë gjithë ata shqiptarë që ëndrrat e tyre i kanë lidhur me tokën e premtuar. Presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri, Mark Crowford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit. Dy senatorë amerikanë Tom Cotton ( Republikan) dhe David Perdue ( Demokrat) kanë propozuar një legjislacion i cili do të reduktojë ndjeshëm numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA. Kjo është pjesë e asaj që njihet si Reforma e Emigracionit në Amerikë për një punësim më të fortë (Raise Act). Projektligji parashikon që të ketë një ndikim të gjerë, pasi nga 1 milion emigrantë që pranohen mesatarisht në vit nga SHBA, numri do të reduktohet me 50% në 10 vitet e ardhshme. Edhe presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri ( AmCham), Mark Crowford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit. Sipas tij tregu amerikan pritet të nxitet edhe nga politika e reduktimit të taksave që do të zbatohet nga presidenti Trump. Për vitin 2015 numri i aplikuesve shqiptarë për Lotarinë Amerikane arriti në 200,000, më i larti i shënuar ndonjëherë. Shifër që shkaktoi dsikutime në vend. Projektligji i propozuar pritet të prek edhe programin DV, për të cilin emigrojnë edhe shqiptarët, por jo ato të tipit H­1B. “ Është koha që sistemi ynë i emigracionit të punojë për punëtorët Amerikanë”, tha senatori Cotton. Sipas tij, “RAISE Act” do të synojë promovimin e pagave më të larta për punëtorët amerikanë, të cilët mund të mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. RAISE Act, do të ulë emigracionin në 637,960 persona vitin e parë dhe në 539,958 në vitin e dhjetë të zbatimit. Në vitin 2015 në SHBA mbërritën 1,051,031 emigrantë. Programi “Diversity Immigrant Visa Program” (DV Program) i cili zbatohet edhe në Shqipëri lejon përfitimin e 50,000 visave emigratore, të cilat sigurohen përmes përzgjedhjes rastësore. Legjislacioni që propozohet synon reduktimin e emigrantëve në harkun kohor të 13 viteve./Panorama






Tags: lotari amerikane
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!
Breaking News

“Nuk u përshtata”, Stine rrëfen arsyet e largimit nga BBV5!

15/01/2026
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!
Breaking News

Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat!

14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni
Breaking News

“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni

14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit
Breaking News

Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit

14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Next Post
FOTO/ Ledri Vula ka një mesazh, kujt i drejtohet ai?

FOTO/ Ledri Vula ka një mesazh, kujt i drejtohet ai?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera