E mbani mend kur Lana Del Rey u bë virale në fillim të kësaj vere për fotot ku shfaqej duke punuar në një Waffle House? Këngëtarja ka zbuluar historinë e kësaj pune në një intervistë të re për The Hollywood Reporter.
Lana kaloi një javë në Alabama me vëllain dhe motrën e saj, e cila përfshinte udhëtime të shpeshta në të njëjtin vend Waffle House. Ata e kishin kaluar gjithë mëngjesin atje si klientë përpara se dikush t’i ofronte Lanës një mënyrë për të ndihmuar.
Detyra e saj e parë ishte të ndihmonte një klient të rregullt, i cili gjithmonë porosiste të njëjtat gjëra. Videot dhe fotot qarkulluan me shpejtësi duke rezultuar në një valë vëmendjeje që Del Rey nuk e priste.
“Do të doja që albumi im të ishte bërë po kaq viral,” tha Lana për The Hollywood Reporter. “U zgjova me 10,000 mesazhe të nesërmen në mëngjes, disa nga njerëz me të cilët nuk kisha dëgjuar për 10 vjet. “Pashë foton tënde në Waffle House!” shkruanin dhe unë i thashë, ‘A e dëgjuat albumin e ri?’