Kejsi dhe Stresi janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar dhe kjo për shkak të dedikimeve që shpesh herë i kushtojnë njëri-tjetrit. Si është bërë e ditur, momentalisht Stresi ndodhet larg bashkëshortes së tij, pasi prej kohësh ndodhet në arrest. Pavarësisht kësaj, Kejsi duket se ka qenë mbështetja e tij më e madhe dhe këtë e ka shprehur shumë herë në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto të vjetër, ku shfaqet pranë këngëtarit dhe të dy duken shumë të lumtur. “Më mungon buzëqeshja jotë që ma shton jetën sa herë e shoh”, ka shkruar Kejsi. Kujtojmë se Kejsi dhe Stresi i dhanë fund beqarisë pak kohë më parë, me një celebrim sekret./revistawho.com