Largohet nga detyra drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, Rubena Moisiu. Lajmin është mësuar vetëm pak më parë, ndërkohë që zëvendësuesi i Moisiut do të jetë mjeku Arben Rrugia. Nuk dihet ende asgjë për motivet e këtij ndërrimi në kreun e maternitetit, por lëvizja vjen vetëm pak kohë pas ngjarjes së rëndë, kur në këtë maternitet humbi jetën nëna shtatzënë së bashku me foshnjen në bark.