Kei dhe Vivi ka qenë padyshim çifti më i përfolur që me hyrjen në shtëpinë e “Big Brother”. Kjo sepse këtë edicion ishte hera e parë që konkurronin një çift homoseksualesh. Por vajzat kanë qenë këtë javë në nominim bashkë me Olsin dhe Fiorentinën e Musan dhe Donën. Musa dhe Dona ishin të parët që i shpëtuan eliminimit dhe përballë Olsit dhe Fiorentinës, sfidën e humbi Kei dhe Vivi. Të mërzitur për largimin e tyre nga shtëpia ishin Armela dhe Damiano të cilët ishin lidhur shumë me Kein gjatë këtyre javëve./revistawho.com