Kantautori shqiptar, Ermal Meta i cili është kualifikuar në finalen e këngëtarëve të rinj në “Sanremo 2016”, është komplimentuar nga këngëtarja e famshme italiane Laura Pausini.
Ajo i ka dedikuar nje postim në faqen e facebook-ut, duke i thënë “bravo” Ermalit, i cili më pas e ka ripostuar duke e falenderuar Laurën për komplimentin.
Kënga e Ermal Metës “Odio le Favole” (I urrej përrallat) u rendit në vendin e parë në platformën “Timmusic”, dedikuar muzikës dixhitale, duke u konsideruar për momentin kënga më e kërkuar për seksionin e këngëtarëve të rinj.