Një veprim i thjeshtë në rrjetet sociale mjaftoi që emrat e Elhaidës Dani dhe Ledian Agallijajt të riktheheshin në qendër të vëmendjes. Heqja e follow-it në Instagram u interpretua menjëherë nga ndjekësit si shenjë krize, duke hapur rrugë për thashetheme dhe tituj që flisnin për një ndarje të mundshme.
Aludimet u përhapën me shpejtësi, duke u kthyer në temë diskutimi në portale dhe komente online. Megjithatë, sipas burimeve pranë çiftit, këto spekulime nuk kanë asnjë bazë. Marrëdhënia mes këngëtares dhe balerinit vazhdon pa probleme, pavarësisht “zhurmës” virtuale që u krijua ditët e fundit.
Sinjali më i qartë erdhi mbrëmjen e kaluar, gjatë Festivalit të Këngës në RTSH. Ledian Agallijaj publikoi në rrjete sociale një postim që tregonte hapur mbështetjen dhe praninë e tij pranë Elhaidës, pikërisht në një moment kyç të karrierës së saj. Ky gjest u lexua nga publiku si një përgjigje e heshtur ndaj thashethemeve.
Kujtojmë se këtë vit Elhaida Dani është drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës, një rol që kërkon përkushtim maksimal dhe angazhim të vazhdueshëm. Në këtë periudhë intensive profesionale, mbështetja e partnerit duket se ka qenë konstante.









