Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo ka treguar “sekretin” për trupin perfekt që ka, edhe pas lindjes së dy fëmijëve. Bëhet fjalë për hedhjen me litar, një ushtrim i cili e ka ndihmuar për uljen e barkut pas shtatzënisë, shkruan “Shekulli”. “Një nga ushtrimet që pas lindjeve, më ka shërbyer për rënien në peshë dhe uljen e barkut”, shkruan ajo në Instagram teksa poston këtë video.