Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo ka kujtuar nënën e saj, e cila është ndarë nga jeta shumë kohë më parë. Sot, në ditën e saj të lindjes Ledina ka publikuar në profilin e saj të “Instagram-it” një foto ku i dedikon nënës së saj fjalët prekëse.
“Më mungon. Gëzuar ditëlindjen mami. Shpresoj që të të shoh një ditë”,- shkruan këngëtarja krahas fotos.
Nuk është hera e parë që Ledina kujton të ëmën në rrjetet sociale, ajo shpesh publikon foto të saj dhe nuk kursehet të shkruajë fjalë plot dashuri dhe mall./revistawho.com