Është mësuar tashmë prezenca e këngëtares së dashur të skenës shqiptare Ledina Çelo në finalen e “Miss Universe Albania” si pjesë e jurisë që do të zgjedhë vajzën fituese… Por ne kemi zbuluar se Ledina do të ketë gjithashtu një performancë speciale, përmes së cilës do të prezantojë këngën e saj më të re, të punuar nga kompozitori Adrian Hila. Pritet që ylli i skenës shqiptare të shfaqet më elegante së kurrë, e veshur nga “Atlar”, showroom-i që është në pronësi të stilistit Valdrin Sahiti dhe artistes Elvana Gjata.