Moderatori i njohur dhe partnerja e tij Sara presin të bëhen prindër.
”Të lumtur, të tre ne”, ishte mbishkrimi me konotacion paksa poetik i fotos së veçantë ku Ledion Liço puth barkun e të fejuarés së tij, Sara Hoxha, ndërsa pushojnë në mes të detit. Askush nuk e dinte që Sara ishte në pritje të fëmijës së tyre të parë, edhe pse daljet e saj në publik nuk kanë munguar, siç ishte shoë i ndarjes së çmimeve të vitit “Top Music Awards”, ku ajo dorëzoi një nga kupat. Ata kanë preferuar ta japin këtë lajm ndërsa janë me pushime dhe po shijojnë momentet e pritjes së ëmbël. Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë urimet per çiftin me të komentuar të momentit, një histori dashurie mes moderatorit me të suksesshëm të “’Top Channel” dhe trashëgimtares së kësaj mediaje, Sara Hoxha. ‘Ky lajm nuk ishte fare i papritur, nese i referohemi ndonjë interviste apo statusi në ”Instagram”, ku Ledioni shprehte dëshirën për të qenë baba së shpejti. I pyetur nga gazeta ”Panorama” për këtë ndryshim në jetën e tyre dhe nëse ishte e planifikuar prej tyre, Ledioni u përgjigj: “Ishte e dëshiruar! Po erdhi, mirë se të vijë”. Por si do të ndryshojë jeta e çiftit të ri, të cilët janë në kulmin e karrieres së tyre në televizion dhe si do ta menaxhojnë kohën mes punës e prindërimit? “Nese do të më duhet të zgjedh mes karrierës dhe familjes, gjithmonë do të zgjedh këtë të fundit”, u shpreh Ledioni. Pas fejesës së tyre, çifti u shfaq për herë të parë si bashkëpunëtore në projektin më të rëndësishëm muzikor të vitit, ndarjen e çmimeve “Top Music Awards’ , qéë u organizua në Pallatin e Kongreseve. Ata i shkëmbyen unazat e fejesës në atmosferën e ndërimit të viteve, gjatë një ceremonie shumë private. /Panorama Plus