Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë… 14/12/2025
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik! 14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ledion Liço: Si i ndaj gjërat me Vjollca Hoxhën, pasuria ime dhe e vërteta e marrëdhënies me Arbanën dhe Xhemin

19/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Në kopertinën e revistës “Story” këtë muaj qëndronte Ledion Liço. Moderatori i “The Voice” ka bërë një rrëfim të gjatë, ku përveç jetës profesionale, nga e cila zbulohet se do të nisë një program të ri stil ‘talk show’, ka rrëfyer edhe marrëdhënien e tij intime me Sara Hoxhën, një nga trashëgimtaret e televizionit ku ai punon. Ledioni thotë se është një romantik i pandreqshëm dhe se Sara është gjysma e tij.





Fejesa me Sara Hoxhën


“Nuk kishte një ceremoni, ishte diçka private. Unaza ka një vlerë modeste dhe ne jetojmë bashkë që nga fillimi i vitit”, – ka rrëfyer moderatori. Sa i takon këshillave që i japin njëri-tjetrit, Sara e këshillon Ledionin të jetë më pak arrogant në punë, ndërsa ai e këshillon atë që të mos rrëmbehet. Pyetjes në është apo jo Sara shpirti i tij binjak, Ledioni i përgjigjet kështu: “Është gjithçka. Është arsyeja pse zgjohem çdo ditë. Është hera e parë në jetë që ndjehem sikur kam takuar shpirtin binjak, ose një variant të vetes sime, 10 vjet më parë”, – thotë ai, ndërsa pranon se udhëtimi më i bukur ka qenë ai që kanë bërë kur askush nuk e dinte. “Udhëtimi ynë i parë, kur nuk dilnim në publik, sepse ishte ende sekret. Dhe shkuam diku ku mund të putheshim pa e vrarë mendjen”.

Pasuria

Ledioni është përgjigjur në intervistë edhe për pasurinë. “Pasuria ime? Kam një makinë timen, pas 5 vitesh kredi. Jetoj me qera, prej 3 vitesh, por të paktën jetoj vetëm, gjë që më ka rritur dhe ndryshuar shumë, them se për mirë. Bëj pushime një ose dy herë në vit. Nuk kam asnjë para të kursyer në bankë. Çdo para që kam fituar deri më tani, e kam shpenzuar për të bërë qejf, gjë që mbase duhet të ndryshojë, sepse asnjëherë nuk i dihet”.

Marrëdhënia me Vjollca Hoxhën

Ai ka folur edhe për thashethemet që qarkullojnë në media e që aludojnë për një forcim të pozitave të tij, duke thënë se asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht fejesës së tij me Sara Hoxhës. Lidhur me marrëdhënien e tij me bashkëshorten e të ndjerit Dritan Hoxha, Ledioni thotë: “Komunikimi me Vjollca Hoxhën, profesional dhe familjar, i ndajmë shumë mirë gjërat. Jam shumë i lumtur dhe jam i mirëpritur në familje dhe jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin”.

Miqësia me Arbana Osmanin dhe Xhemi Shehun

Ndërkaq Ledioni është përgjigjur edhe për thashethemet mbi prishjen e marrëdhënies me Arbana Osmanin dhe Xhemi Shehun. “Kam një marrëdhënie më pak intensive, sepse tani jam i fejuar dhe kam impenjime të tjera. Nuk jetojmë më në të njëjtën lagje, takohemi më rrallë, por jemi miq”, – ka thënë ai.

 

Tags: ledion lico
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë…
Breaking News

Ish-shoqja e dhomës thyen heshtjen: Parashqevia e vërtetë…

14/12/2025
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!
Breaking News

Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik!

14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!
Breaking News

Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë!

14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara
Breaking News

“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara

14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…
Breaking News

“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por…

13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Next Post
Shikoni ëndrra me seks? Ja domethënia

Shikoni ëndrra me seks? Ja domethënia








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera