Të hënën “Top Albania Radio” festoi 18-vjetorin e lindjes. Me rastin e këtij përvjetori u organizua një festë private me të ftuar të gjithë punonjësit e “Top Media”. Sigurisht që në këtë ‘top party’ nuk mund të mungonte edhe familja e themeluesit Dritan Hoxha, të cilët sot drejtojnë edhe mediat e tij. Drejtoresha e Përgjithshme e “Top Channel” u gjend në një situatë shumë simpatike natën e së hënës. Atmosfera festive i ishte besuar stafit të “Portokalli” dhe në momentin kur Salsano Rapi ka qenë duke kënduar këngë të Shqipërisë së Mesme, prezantuesi Ledion Liço, që është edhe i fejuari i Sara Hoxhës, i ka kërkuar kolegut të tij të këndojë shaminë e beqarit, ndërsa ai (Salsano) i është përgjigjur se duhet leje nga “e madhja”. Siç tregojnë të pranishmit, në këtë çast znj. Vjollca Hoxha është ngritur duke qeshur dhe të gjithë kanë hedhur valle.