Në një moment prekës gjatë nisjes së Prime-t të së martës, Ledion Liço hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për t’i komunikuar një lajm të rëndë G Banit. Babai i tij ka pësuar një ishemi cerebrale, gjë që e detyroi atë të lërë menjëherë garën dhe të dalë nga shtëpia për të qenë pranë familjes.
Ky zhvillim i papritur ka prekur jo vetëm G Banin, por edhe banorët e tjerë dhe publikun, të cilët i kanë shprehur mbështetjen dhe forcën e tyre në këtë moment të vështirë.