Ata janë një ndër çiftet më të njohur dhe më të përfolur në media. Sara Hoxha dhe Ledion Liço pavarësisht se janë bërë prindër të vogëlushit London, nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe si rrjedhojë Sara nuk ka marrë një unazë martese.
Por kjo nuk e ka ndaluar trashëgimtaren e “Top Media” të mbajë dy unaza në duart e saj, dhe konkretisht në gishtin ku mbahet unaza e martesës.
Sekretin e ka zbuluar vetë Ledioni i cili ka postuar në “Instagram” një foto të Sarës në një moment që ka mbuluar fytyrën dhe duken qartë unazat në të dyja duart.
“I ka vendosur të dyja unazat”- ka shkruar Ledioni bashkangjitur fotos së partneres së tij.
Edhe pse asnjëra nuk është unaza e martesës, të dyja duhet të kenë një simbolik të veçantë për Sarën.
Pas zërave se mamin e London do e shohim në altar dhe se dasma do të zhvillohet në një ambient luksoz jashtë Shqipërisë, kjo foto mund të jetë një dëshmi se së shpejti Sara do të marrë unazën më të rëndësishme në jetë, atë të martesës.\revistawho.com