Ledioni duket se la të kuptohen disa sinjale për jetën e tij sentimentale gjatë mbrëmjes së sotme në Big Brother, duke hedhur tërthorazi dritë mbi martesën, apo ndoshta ndarjen e shumëpërfolur, me Sara Hoxhën.
Pas performancës së Elvana Gjatës, e ftuara speciale e mbrëmjes, Ledioni komentoi këngën e saj të re, një baladë, duke treguar se po kalon një periudhë ku nuk dëshiron të dëgjojë më këngë të trishta:
“Unë po jetoj një periudhë të jetës sime ku nuk dua të dëgjoj më këngë të trishta. Jam i apasionuar vetëm pas këngëve që më bëjnë të kërcej. Ndërkohë, kur nxirrni një këngë si ‘Moment’, them ‘pse ma bëni këtë para prime-it?’, sepse është si thikë pas shpine. Është shumë e bukur, sidomos ai teksti: ‘pse u bëre vjeshtë e jetës time?’ dhe ‘pse ma more dashurinë ti mu’.”
Kjo deklaratë u interpretua nga shumëkush si një konfirmim i tërthortë i zërave që qarkullojnë prej verës së vitit 2025 për një ndarje të mundshme nga Sara, duke lënë të kuptohet se ai mund të jetë në një periudhë të vështirë emocionale.
Megjithatë, një koment tjetër i tij duket se krijoi konfuzion dhe ndoshta e zbuti këtë ide. Pasi Elvana tha se kush e ka dashurinë duhet ta mbajë fort, Ledioni u përgjigj:
“Ne të dy jemi mirë, sepse e kemi dashurinë, kështu që jemi në rregull.”
Duke qenë se biseda lidhej me dashurinë romantike, kjo deklaratë la hapur interpretimin: janë ende bashkë Ledioni dhe Sara, apo jo?








