• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ledionit i ndërpriten dritat, ja çfarë i ndodhi prezantuesit

Pas denoncimit publik të bërë nga gazetari Bledi Mane kundrejt drejtuesit të disa prej spektakleve hit në “Top Channel”, mësohet se Ledion Liços i janë ndërprerë dritat. Këtë lajm e konfirmon në rrjetin social “Facebook” vetë ai që e nisi këtë histori, gazetari Mane. Ja çfarë shkruan ai: “Gramozi vs Real Madrid 1-2 / Gramozi vs Bledi Mane 0-4. Me këtë foto nga stadiumi legjendar Bernabeu në Madrid u përshëndes e u njoftoj për rezultatin e ndeshjes. Gramozi pësoi një humbje të thellë me 4 gola qysh pjesën e parë. 1-U bë publik lajmi i vjedhjes. 2-OSSHE i ndërpreu abonentit energjinë elektrike. 3-U paguan detyrimet e prapambetura. 4-Shërbeu si leksion i mirë për këdo që abuzon me pronën publike. Gjatë ndeshjes një grup i vogël tifozësh shanin dhe kërcënonin, por sa mbaroi ndeshja ikën me vrap duke u fshehur, disa prej tyre andej nga rruga për në Leskovik e disa të tjerë pas profileve fallco në Facebook. Derbi i Juglindjes mes Gramozit dhe gazetarit përmetar pati jehonë në median vendase e u ndoq me interes nëpër rrjetet sociale. Ah të shkretët kolonjarë, shkuan për…fitore por as barazimin nuk morën dot”, – përfundon në statusin e tij Bledi Mane.