Reperi i njohur, Ledri Vula ka publikuar së fundmi projektin e tij të fundit muzikor, titulluar ‘Si baba’ dedikuar vajzës që pritet të vijë shumë shpejt në jetë. Reperi ka ndarë në llogarinë e tij një pjesë të projektit ku fjalia që ka marrë vëmendjen ka qenë ajo ku ai shprehet: “M’duket po t’i shoh sytë, pak si të Sarës, pak si të mitë”.
Teksti i gjithë projektit muzikor është punuar nga vetë Vula, i cili duket se ka shprehur në të të gjitha ndjesitë e të qenurit prind për herë të parë.
Kujtojmë se pas festës së ‘baby shower’, Ledri dhe Sara janë zhvendosur jashtë vendit duket treguar kështu se kanë vendosur që vogëlushja e tyre të lindë në një vend europian./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CGLBqhzBsTp/