Ledri Vula ka përfunduar në spital. Lajmin e ka bërë të ditur Sara, e cila ka postuar në Instastory një foto ku shihet krahu i reperit duke marrë serum teksa ajo i mban dorën. Sara shkruan se Ledri po bëhet më mirë, por nuk tregon se çfarë ka ndodhur. Në fakt Ledri është shumë i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit gjatë periudhës së verës dhe gjithë ky aktivitet duket se ka ndikuar në gjendjen shëndetësore të tij.