Vajzat e njohura nuk kanë hezituar të tregojnë strijat në trupin e tyre, duke dhënë një mesazh të vetëm, se askush nuk është perfekt. Kështu ka ndodhur dhe me foton e fundit të Lei Krajës, e cila ka pranuar se ka strija si të gjitha vajzat e tjera duke thënë: “Askush nuk është perfekt. Kështu mos e çaj kokën”.
Saga e postimeve pa filtra, pa u përpjekur për të bërë një “smooth” mbi strijat ka nisur që prej verës që lamë pas ku një foto e vetme e partneres së Ledrit, Sara Hoxhës solli shumë diskutime dhe u pasua nga vajza të tjera që e mbështesnin.
Edhe Lei ka treguar pa asnjë kompleks këtë imperfeksion që e gëzojmë të gjitha, e mesazhi është fare i qartë, as mos e çani kokën./revistawho.com









