• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Lëkura e dëmtuar nga dielli: Si ta parandalosh dhe si ta kurosh

Kur e ekspozohemi në diell, lëkura e mbron veten nga dëmtimi prej rrezeve ultraviolet, duke rritur përqëndrimin e melaninës dhe kështu ne nxihemi. Kjo nuk do të thotë që diellit duhet t’i shmangeni, pasi vitamina D ka shumë efekte pozitive në fizik dhe humor. Duhet thjesht të merrni ca masa paraprake.

Djegia nga dielli është efekt i të dalit në diell që ditën e parë të pushimeve, pa masa mbrojtëse dhe me ekspozim të gabuar. Ama arsye pse mund të digjeni janë edhe: qëndrimi për shumë orë në diell (pa rinovuar sasinë e kremit në lëkurë), ose përdormi i kremit të gabuar.

Këshillat kryesorë për të ndaluar djegien janë:

Mos qëndro në diell në orët e pikut.

Zgjidh produkte cilësore për mbrojtje.

Nëse nuk arritët të mbroheni siç duhet, kini parasysh këto këshilla që do ju ndihmojnë të merrni veten pas plazhit:

Pini shumë ujë dhe mos u ekspozoni më në diell derisa lëkura e dëmtuar të jetë rikuperuar. Gjithashtu përdorni sa më shumë produkte që ndihmojnë lëkurën të marrë veten, pas plazhit. Përbërësit që këta kremra ose spray duhet të kenë janë: aloe vera, arrë kokosi, vitaminë E, ose mund të merrni ujë Thermal./revistawho.com